INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Xhafa shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Haki Çako [FOTO]

Fatmir Xhafa shkarkon nga detyra Drejtorin e Policisë Haki Çako [FOTO]

Publikuar më: 12:40 08-01-2018

Haki Çako është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Është Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ai që ka lëshuar urdhrin e shkarkimit të tij, edhe pse është kujdesur që të vlerësojë punën e kryer nga Çako në këto vite.
Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:
“Me propozim të Ministrit të Brendshëm, zotit Fatmir Xhafaj, Këshilli i Ministrave miratoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako.
Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit, gjatë viteve të fundit. Ai ka një karrierë të gjatë në Polici dhe ka drejtuar me profesionalizëm struktura të niveleve të ndryshme.
Ministri Xhafaj, pati një takim gjatë të cilit e falënderoi Drejtues Madhor Çakon për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.
Megjithatë, realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit”.

hakiuuuuuuuuuuuu.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652