INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatin e reformës zgjedhore në pikëpyetje. Basha nuk mund të ketë reformë deri...

Fatin e reformës zgjedhore në pikëpyetje. Basha nuk mund të ketë reformë deri...

Publikuar më: 16:30 06-11-2017

Kur ka kaluar rreth 1 muaj nga ngritja e komisionit të reformës zgjedhore, kreu i parëtisë demokratike Lulzim Basha ka lëshuar deklaratat më të fortë mbi ecurinë e kësaj reformë.
Lulzim Basha:
“Reforma zgjedhore do të fillojë atëherë kur vendi të ketë një qeveri antimafia, e cila në vend që të përdorë kriminelët dhe paratë e drogës për të blerë vota, t’i çojë ata para drejtësisë dhe ti lerë shqiptarët të vendosin të lirë me votën e tyre qeverisjen dhe qeverinë që dëshirojnë”.
Edhe mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla ka ndezur një debat të ri mes shumicës dhe opozitës. Kryedemokrati ka këtë qëndrim mbi afatin e mandatit të kryeprokurorit.
Lulim Basha:
“Edi Rama ka hallin e Tahirit dhe hetimeve të tjera. Ka hallin e petëve që i kanë dalë lakrorit dhe nuk ka hall mandati. Dhe në funksion të ndalimit të hetimit, në funksion të mbrojtjes së Tahirit, që në fakt është mbrojtja e vetvetes, ai është gati t’i thotë dorës, këmbë, dhe këmbës, dorë. Ndërsa, në rastin konkret qëndrimi ynë është respekti i plotë për Kushtetutën dhe ligjet e paketës në drejtësi. Dhe nuk do të lejojmë asnjë keqinterpretim në funksion të kapjes së Prokurorisë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj prokurorëve për të ndalur hetimet e të paprekshmëve dhe në veçanti të peshqve të mëdhenj”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033881664276123