INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Farmacistët në protestë, shkak vonesat e rimbursimit të faturave! Reagon FSDKSH...[VIDEO]

Publikuar më: 12:14 21-01-2019

Farmacistët kanë protestuar sot përpara Fondit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Shkak sipas tyre janë bërë vonesave të rimburisimit të faturave të ilaçeve. E jo pak po prej afro 4 muash. Në këto kushte ata thonë se po shkojnë drejt falimentimit. "Sot ishim në kushte mbijetese. S'mund të furnizoheshim më," tha një prej faramcisteve.

Pas protestës ata janë takuar në ambiente e institucionit me drejtues ku ju është siguruar se do të marrin shumë shpejt pagesat. Më pas me një komunikatë për mediat ka reaguar dhe Fondi Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që sqaron se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave tek drejtori i komanduar do të nisë menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj i përfitojnë qytetarët.

Article Logic
Execution time: 0.002392053604126