INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja i kërkon një foto, ja përgjigja e shëmtuar që Bieber i përplasi në fytyrë! [VIDEO]

Fansja i kërkon një foto, ja përgjigja e shëmtuar që Bieber i përplasi në fytyrë! [VIDEO]

Publikuar më: 17:46 11-03-2017

Justin Bieber gjithmonë është përpjekur që t’i mbajë fansat në njëfarë distance, por këtë herë duket se i ka tejkaluar kufinjtë.

Ai ishte i pranishëm në një spektakël në Melburn të Australisë mbrëmjen e djeshme. Kërkesat për të bërë foto me të nuk kanë munguar si gjithmonë nga ana e fansave, të cilët shpesh bëhen tepër këmbëngulës, por as Bieber nuk ka kursyer aspak të gjithë mllefin e tij në përgjigje. Duke refuzuar kërkesën e një fanseje 20 vjeçare për të bërë foto, ai i ka përplasur në fytyrë fjalët “Ti ma shpif”. Jo fiks përgjigja që presupozohet të japë një sensacion botëror që është shembull për miliona fansa në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0041189193725586