INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansja e ofendon rëndë atë dhe Kendall, Bella Hadid “i përvishet keq” dhe i jep përgjigjen që meriton notën 10 [FOTO]

Fansja e ofendon rëndë atë dhe Kendall, Bella Hadid “i përvishet keq” dhe i jep përgjigjen që meriton notën 10 [FOTO]

Publikuar më: 21:35 03-04-2018

Mund të jetë një nga modelet më të famshme në botë, por edhe ajo është një 21-vjeçare me smartphone në dorë.

 Bella na tregon edhe një herë se është shoqja që çdokush do donte të kishte. Ajo ka publikuar një foto krah mikeshës së saj më të mirë Kendall Jenner, por një komentuese me shumë “smirë” i ka quajtur kuçka dhe ka folur për ndërhyrjet estetike të të dyja vajzave.

“Dy kuçka plastike të ulura në një pemë, njëra me operacion në hundë, tjetra me ndërhyrje në buzë, oh dhe le të mos harrojmë punën me mollëzat. Paratë mund t’ju blejnë fytyra të reja, por jo personalitete, gjë që ju nevojitet këtyre dy vajzave”, ka shkruar ndjekësja.

Një koment të tillë Bella jo vetëm që e ka lexuar, por ka reaguar në mënyrë të menjëhershme.

“Do doja që t’i njihje personalitetet tona. Dhe jo vetëm kaq, sepse do doja të merreshe me punët e tua. Bekimet e mia për ty, zemër. Xhelozia është një britmë për ndihmë, për të cilën do të doja të të ndihmoja”, ka shkruar Bella, përgjigjen e së cilës komentuesja nuk e ka pritur aspak.

rep.jpg

 

Të lumtë Bella!

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627