INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi i thotë “Vajte të peshkosh sheikun”, Bleona Qereti e degjeneron publikisht...[FOTO]

Fansi i thotë “Vajte të peshkosh sheikun”, Bleona Qereti e degjeneron publikisht...[FOTO]

Publikuar më: 12:53 23-01-2018

Bleona Qereti që pas largimit nga Shqipëria për në Amerikë ka treguar se po shijon vërtet një jetë luksoze dhe duket sikur këngëtarja po e shijon me të vërtet “ëndrrën amerikane”.

Veshje të shtrenjta, takime me Vip-a dhe biznesmenë të fuqishëm dhe pushime në vendet me standarde të klasit të lartë.

Së fundmi Bleona ashtu siç na ka treguar me postimet e saj në Instastory ka vizituar Emiratet Arabe ku mesa kemi parë ajo duket e lumtur duke e shijuar këtë eksperiencë në maksimum.

Mbrëmjen e djeshme ajo është kthyer me një udhëtim biznes-klass për në Amerikë nga ku ka gjetur edhe kohën për të shikuar edhe komentet e fansave që e ndjekin kudo.

Pikërisht një koment duket se e ka inatosur tej mase Bleonën, ku një komentues i thoshte: “Ke vajtur të peshkosh Sheikun”.

Këngëtarja i ka publikuar komentet në Instastory dhe ka vendosur ti japi një përgjigje si një mësim publik fansit që e akuzon.

Sigurisht xhaxhi “hajdar Ajnshtajni” më gjykon nga perspektiva e vet, me trurin e tij prej zogu, dhe ngaqë nuk ja kap radari i fut një “mendje të lehtë”: “Deti u bë kos dhe mora dhe unë një lug dhe u nisa për në Abu Dhabi!”, shkruan Bleona në postimin e saj në Instastory.

Për më shumë ajo i fotografoi komentuesit kartelën bankare me të cilën i tha se ka paguar çdo gjë vet, duke shprehur “keqardhje” për atë person që kishte mendim të tillë.

dtyh_6.jpg

wry_w5.jpg

ersg_q45.jpg

sw5y_w45.jpg

etrh_w45.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0029458999633789