INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi i thotë ''po ti moj qyqe ça do këndosh se 2 këngë ke'', Luana e lë me gisht në gojë me përgjigjen e saj [FOTO]

Fansi i thotë ''po ti moj qyqe ça do këndosh se 2 këngë ke'', Luana e lë me gisht në gojë me përgjigjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 20:42 23-07-2018

Moderatorja e njohur Luana Vjollca po përjeton një sukses me këngët e saj më të fundit, të cilat janë kthyer në hite dhe po dëgjohen kudo. Pas suksesit që përjetoi me bashkëpunimin me Bujar Qamilin në këngën ‘Mi dhe flakë mallit tim’, bukuroshja bjonde vetëm pak ditë më parë publikoi këngën ‘Vetëm ty’ e cila mori shumë klikime në Youtube, mbi 4570 mijë klikimeve. Përveç hiteve të reja, Luana ka nisur koncertet e saj muzikore dhe ka publikuar në Instagram disa foto ku tregon se do të performojë në qytetet të ndryshme si Gostivar, Ferizaj, Ulqin. Por një fans i ka lënë një koment ku i thotë: “Po mir këta që kan ca këng kan ca të këndojn, por ti moj qyqe ca do këndosh, dy këngë ke.”

Luana nuk mund të mos reagonte dhe ia ktheu me një përgjigje Savage:” Në fakt kam 10, numëroji edhe një herë”. 

vjollcaluaanad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064