INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat nevrikosen dhe e diskriminojnë në postimin e fundit, Bella Hadid detyrohet të kërkojë falje! [FOTO]

Fansat nevrikosen dhe e diskriminojnë në postimin e fundit, Bella Hadid detyrohet të kërkojë falje! [FOTO]

Publikuar më: 08:56 19-06-2019

Bella Hadid është një prej supermodeleve më të njohura në industrinë e modës, por gjithashtu dhe një prej vajzave më të përfolura.

Ndonëse shpesh herë modelja është përballur me kritika mbi ndërhyrje të mundshme estetike në fytyrë, ajo kurrë nuk e ka pranuar këtë gjë dhe gjithsesi me apo pa operacione, konsiderohet si një prej vajzave më të bukura në botë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan foto dhe video të ndryshme me të gjithë ndjekësit e saj.

Së fundmi, modelja ka postuar një foto ku shihet pranë dritares se aeroportit. Në këtë foto maja e çizmeve të saj kishte zënë ngjyrat e flamujve të Emirateve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite, por ajo u fajësua dhe për ofendimin që i beri shteteve arabe duke bërë viral hashtag-un #BellaHadidIsRacist.

bella-hadid-shoe.jpg

Por Bella Hadid është inatosur me të gjithë komentuesit që kanë shprehur këtë negativitet dhe ka gjetur paksa kohe për të qartësuar situatën.

“Po e postoj këtë për të sqaruar disa gjëra që më kanë ngarkuar në zemër, e cila e postoi dhe në arabisht. S’dua që postimet e mia të përcjellin urrejtje kundër askujt. Unë i dua dhe shqetësohem shumë për muslimanët dhe anën arabike të familjes sime, si motrat dhe vëllezërit e mi nga e gjithë bota. Unë jo vetëm kam shumë respekt nga thellesia e zemrës, por gjithmonë jam përpjekur të ngrihem për atë që është e drejtë veçanërisht në lidhje me Lindjen e Mesme. Ajo është shprehur se kërkonte të shpërndante vetëm bukurinë dhe dashurinë e një vendi siç është mësuar nga babai i saj. Të zhgënjej babanë ka qenë ajo që më lëndon më shumë. Fotoja me kepucët e mia s’ka të bëjë me politikë . Unë s’i kisha parë aeorplanet në sfond dhe kjo që po them është e vërtetë . S’do të kisha treguar kurrë mungesë respekti për këto vende dhe të zija flamujt e tyre!”-ka vijuar më tej modelja. Dua t’i kërkoj një ndjesë të sinqertë kujtdo që mendoi që i vendosa qëllimisht këmbët në atë pozicion sidomos ndaj flamujve të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. S’ka qenë kurrë qëllimi im dhe shpresoj ta mirëkuptoni konfuzionin.”-ka përfunduar mesazhin e saj Bella Hadid.

screen-shot-2019-06-17-at-6.34.50-pm.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0026519298553467