INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansat

Fansat "e masakrojnë" për këtë arsye, Dua Lipa detyrohet tu kërkojë falje publikisht [FOTO]

Publikuar më: 20:32 05-01-2018

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është një nga emrat më të pëlqyer të muzikës.

 Ajo ka pasur një vit të mbushur me angazhime, por krahas tyre sukseset nuk kishin munguar gjatë tërë vitit. Ajo ka publikuar një Cover të realizuar disa vite më parë, por më pas është detyruar t’u kërkojë falje fansave për një shprehje raciste që ka përdorur në të.
Këngëtarja u shpreh me termin ‘Nigga’, term ky që i thënë nga personat me ngjyrë të bardhë, konsiderohet mjaft fyes për njerëzit me ngjyrë.

Ndaj 22-vjeçarja duke iu referuar kësaj pjese kënge , është shprehur në Tëitter se është penduar edhe pse nuk e ka thënë të plotë si fjalë:
“Lidhur me këngën cover të vitit 2014-të, asnjëherë nuk kam menduar ta ofendoj apo mërzis dikë. Nuk e kam thënë fjalën e plotë, por e pranoj se s’duhet ta kisha bërë as atë që kam bërë. Unë jamë gjithmonë për drejtësinë sociale, kështu që i kërkoj falje kujtdo që kam ofenduar.”, ka thënë Dua.

duja.png

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715