INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fanella më e bukur në botë? I përket një klubi të Serie A! [FOTO]

Fanella më e bukur në botë? I përket një klubi të Serie A! [FOTO]

Publikuar më: 16:55 12-08-2017

Revista prestigjoze angleze Four Four Two ka publikuar klasifikimin e saj me 19 fanellat më të bukura futbollistike të sezonit të ri 2017-2018.

Dhe ndërmjet klubeve italiane, angleze, spanjolle, franceze por edhe argjentinase ose braziliane, ka fituar Sampdoria. Xhenovezët bardhë e kaltër kanë fituar si ekipi me fanellën më të bukur në botë për sezonin e ri. Ajo ndiqet nga brazilianët e Palmeiras në vend të dytë dhe argjentinasit e Boca Juniors në vend të tretë.

blucerch.jpg

Italianët janë përfaqësuar nga plot 4 ekipe në këtë klasifikim të veçantë, me Milan në vend të 5-të, Torino në vend të 7-të dhe Fiorentina në vend të 17-të. Ja klasifikimi i plotë:

1-Sampdoria
2-Palmeiras
3-Boca Juniors
4-Benfinca
5-Milan
6-Amburgo
7-Torino
8-Flamengo
9-Psg
10-West Bromwich
11-Liverpool
12-Bruges
13-Bayern Monaco
14-Crystal Palace
15-Southampton
16-Manchester City
17-Fiorentina
18-Athletic Bilbao
19-Shakhatar Donetsk

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434