INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Fanatics'' braktisin derbin e kryeqytetit, shitjet masive të biletave vazhdojnë

''Fanatics'' braktisin derbin e kryeqytetit, shitjet masive të biletave vazhdojnë

Publikuar më: 17:44 10-05-2019

Derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do t’i mungojë një nga elementët më thelbësorë të saj: tifozeria.  Tif grupi Fanatics ka lajmëruar se ata nuk do të jenë të pranishëm në ndeshje duke fajësuar presidentin e klubit tiranas për këtë vendim. Sipas tyre janë bërë padrejtësi me ndarjen e tribunave kryesore, si dhe me faktin që Partizanit i është dhënë leja për të luajtur tek stadiumi “Selman Stërmasi”, të cilin ata e konsiderojnë të tyren.

Nga krahu tjetër tifo grupi “Guerrils” është mjaft entuziast dhe klubi ka lajmëruar një shitje masive biletash, pasi pritet që në rast fitoreje Partizani të festojë dhe titullin kampion pas disa dekadash.

 

Article Logic
Execution time: 0.004410982131958