INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familjet po varfërohen, ekonomia në rritje nuk prek xhepat e shqiptarëve

Familjet po varfërohen, ekonomia në rritje nuk prek xhepat e shqiptarëve

Publikuar më: 10:06 21-03-2019

Ekonomia në rritje nuk reflektohet edhe tek paratë që zotërojnë familjet shqiptare. Që nga viti 2014 e në vijim shqiptarët kanë më pak financa, edhe pse ekonomia ka trend rritës. 

Bilanci i familjeve shqiptare publikuar për herë të parë nga Banka e Shqipërisë tregon se pasuria neto e familjeve shqiptare në raport me PBB-në ka pësuar rënie pas vitit 2014.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë pasuria neto financiare e familjeve shqiptare në vitin 2014 ishte sa 113 për qind e PBB-së, në vitin 2017 ajo ishte vetëm 100 % e PBB-së.

E përkthyer në shifra, për vitin 2017, pasuria financiare neto e ekonomive familjare vlerësohet në 1.557.9 miliardë lekë, nga 1,587.4 miliardë lekë në vitin 2016, me rënie vjetore 220 milionë euro më pak.
Por edhe pse financat në familje janë në rënie, sërish bilanci është pozitiv po ti krahasosh me biznesin dhe qeverinë, bilancet e të cilave anojnë nga borxhet. Familjet zotërojnë 33% të totalit të kursimeve financiare të brendshme.
Instrumenti kryesor përdorur nga ekonomitë familjare është “monedha dhe depozita”. Në harkun kohor të një viti, monedha dhe depozitat shënuan një zgjerim me rreth 12 miliardë lekë, duke shënuar nivelin 995 miliardë lekë në fund të 2017.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033628940582275