INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Familja Mbretërore shqiptare uron  28 Nëntorin: Mos e humbisni besimin në këtë vend [FOTO]

Familja Mbretërore shqiptare uron 28 Nëntorin: Mos e humbisni besimin në këtë vend [FOTO]

Publikuar më: 08:33 28-11-2017

Në këtë ditë të veçantë për të gjithë shqiptarët, familja Mbretërore shqiptare ka uruar  të gjithë shqiptarët e të gjitha trevave, Festën e Pavarësisë dhe të Flamurit kuq e zi!

“Familja Mbretërore i uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Camëri, Gëzuar Festën e Pavarësisë dhe Flamurit tonë të zemrës kuq e zi!

Kjo është dita e kombit tonë, që na bashkon e na vëllazëron!

Përpjekjet dhe sakrificat e panumërta të patriotëve, etërve të këtij kombi, janë dhe do të jenë kurdoherë frymëzim dhe krenari për të gjithë ne.

Nderim pafund për të gjithë heronjtë e bujshëm dhe ata të heshtur, për ata trima që dhanë jetën për lirinë, dhe ata që punuan e vazhdojnë të kontribojnë çdo ditë me përulje dhe dashuri për këtë tokë!

Në këtë 105 vjetor, ka mjaft vend për të reflektuar mbi situatën ku vendi ndodhet, dhe aspiratat tona për një Shqiptari të begatë dhe europiane!

Jo pak ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kanë tronditur jetën politike dhe mbi të gjitha sociale. Hmoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik.

Të dashur motra dhe vëllezër, ju ftojmë të mos e humbisni besimin në këtë vend, që sado i përvuajtur, ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe brezat që rriten do ta shijojnë në më të mirën e tij!

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm ta mbajnë kokën lart! Koha e të paudhëve do të marrë fund vetëm nëse qëndrojmë të bashkuar!

Fati I Kombit nuk duhet të jetë kurrsesi vetëm në dorën e forcave politike, por në dorën e gjithë shoqërisë civile, e cila duhet të zgjohet nga ky depresion dhe të luajë rolin e saj emancipues për zhvillimin dhe progresin e mbarë kombit shqiptar.

Mesazhi i Familjes Mbretërore i drejtohet pikërisht mbarë popullit shqiptar për të qënë më optimist për të ardhmen e tij!

Familja Mbretërore, ashtu sikurse e ka traditë, do të jetë kurdoherë në shërbim të popullit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe.

Edhe një herë ju urojmë Gëzuar Festën e shenjtë të Flamurit, me shpresë dhe bindje për një të ardhme më të mirë për mbarë Kombin Shqiptar.

Familja Mbretërore Shqiptare

LT Princ Leka dhe LS Princeshë Elia”.

tyuyiuy7i.png

auto_24176930_1854640531457936_937688698423812698_n1511852269.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729