INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falsifikoi diplomën e masterit, vodhi kuti kremi në supermarket dorëhiqet zyrtarja e lartë

Falsifikoi diplomën e masterit, vodhi kuti kremi në supermarket dorëhiqet zyrtarja e lartë

Publikuar më: 16:06 25-04-2018

Ndërsa në Shqipëri flitet për vetting në drejtësi por edhe në politikë, në Spanjë vetë zyrtarët marrin veprime konkrete.

Kryetarja e rajonit të Madridit në Spanjë Cristina Cifuentes ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për vjedhje ne nje supermarket, vetëm pak javë pasi u akuzua se kishte falsifikuar diplomën e masterit. Cifuentes e cilesoi një sulm personal publikimin e një videoje të vitit 2011, ku ajo dukej teksa i dorëzonte disa sende të vjedhura në supermarket, një rojeje sigurie.

Pretendohet se në atë vjedhje, ajo kishte marrë pa paguar dy kuti kremi antiplakje që kushtonin 40 euro.

53-vjeçarja Cifuentes dorëzoi diplomën e masterit javën e kaluar, ku u zbulua se dy firmat e hedhura në dokument ishin falsifikuar.

Në komentin e tij kryeminsitri Rajoy tha se presidentja e qeverisë rajonale të Madridit ka bërë gjënë e duhur duke u dorëhequr.

Article Logic
Execution time: 0.0022029876708984