INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falë Elon Musk ka sërish shpresë për fëmijët e bllokuar në shpellë [FOTO]

Falë Elon Musk ka sërish shpresë për fëmijët e bllokuar në shpellë [FOTO]

Publikuar më: 11:26 08-07-2018

Elon Musk është një ndër miliarderët më popullor në media. Arritjet e Space X dhe Tesla e kanë ngritur emrin e tij në piedestal, por ama premtimi i tij më i fundit ka surprizuar çdokënd.

Musk ka thënë që Space X ka një repart inxhinierësh, i cili po punon për të krijuar një mjet për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar në Tajlandë. Mjeti në fjalë do të ndërtohet me material nga raketat Falcon. Shkurt kemi të bëjmë me një nëndetëse, e cila do të jetë mjaft e lehtë(në mënyrë që të përdoret nga dy notarë profesionistë) dhe rezistente ndaj kushteve në të cilat do të punojë.

Për fëmijët në brendësi rreziku do të jetë minimal, pasi mjeti në fjalë do të jetë i pajisur me bombula oksigjeni. Urime për Elon Musk, që përveçse një miliarder është dhe një njeri me zemër të madhe mesa duket. Të urojmë që nëndetësja do të ndërtohet sa më shpejt dhe fëmijët e bllokuar në shpellë të kthehen sa më shpejt tek familjet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0034129619598389