INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fakt tronditës. 30 vjeçarja që humbi jetën duke u djegur në ashensor ishte dhe shtatëzanë

Fakt tronditës. 30 vjeçarja që humbi jetën duke u djegur në ashensor ishte dhe shtatëzanë

Publikuar më: 11:26 23-01-2017

Drilona Duriçi, 30-vjeçarja që humbi jetën pasi mbeti e bllokuar në ashensorin e një pallati tek zona e Freskut priste një fëmijë.
Burime për Shqiptarja.com nga mjekësia Ligjore konfirmojnë  Drilona Duriçi ishte shtatëzanë në muajin e gjashtë. Ajo bashkë me foshnjen e saj në bark humbi jetën ditën e premte, pasi në kolonën e ashensorit ra zjarr.
Pavarësisht ndihmës që ofruan banorët e tjerë të pallatit, dera e ashensorit nuk u hap, duke shkaktuar vdekjen e Drilona Duriçit dhe foshnjës së saj.
Ashensori ku humbi jetën 30-vjeçarja bashkë me foshnjën e saj u bllokua në katin e tretë dhe dalja emergjence nuk ka funksionuar, duke bërë që dera të qëndrojë e bllokuar. Trupi i nënës është nxjerrë pasi zjarrfikësit kanë çmontuar derën e ashensorit.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887