INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook, të dhënat tona po shiten për 3 euro

Facebook, të dhënat tona po shiten për 3 euro

Publikuar më: 09:56 09-10-2018

Pak më shumë se një javë pas sulmit të hackerave që goditën Facebook dhe vunë në rrezik të paktën 50 milionë profile, rezultatet e asaj rrëmuje tashmë janë në shitje në dark web dhe me çmime të ulëta: rreth 3 euro për person. Për ta bërë zbulimin ishte faqja The Independent , e cila ka vërejtur në tregjet nëntokësore të internetit - një pjesë e internetit të qasshme vetëm me softuer të caktuar - reklama që u ofrojnë blerësve të dhënat personale të përdoruesve të Facebook për një minimum prej 3 dollarë. Kur shfrytëzohen nga kriminelët kibernetikë, të dhënat mund të përdoren për të kryer vjedhje identiteti ose shantazh përdoruesve të rrjetit social. Revista gjithashtu raporton një hulumtim të kohëve të fundit nga kompania Money Guru, e cila nuk lidhet me hackerimin më të fundit në Facebook, që bën një vlerësim të përgjithshëm të tregut të zi të identitetit tonë digjital, i cili është rreth 850 euro.

Instagram Banner
Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227