INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook i kujton moderatorit shqiptar foton që i ka bërë Dua Lipa-s në vitin 2010, kur këngëtarja ishte ende fëmijë [FOTO]

Facebook i kujton moderatorit shqiptar foton që i ka bërë Dua Lipa-s në vitin 2010, kur këngëtarja ishte ende fëmijë [FOTO]

Publikuar më: 21:50 13-09-2018

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të preferuara në botë dhe më IN të momentit dhe këtë e vërtetojnë më së miri sukseset e saj të njëpasnjëshme. Këngët e saj janë kthyer në hit dhe kanë gjeneruar miliona klikime, madje Dua ka bërë namin me këngën më të re, 'Electricity' në bashkëpunim me Diplo, Silk City dhe Mark Ronson, ku ky i fundit ka bashkuar të gjithë për të qenë pjesë e kësaj kënge.

Mirëpo shumë prej jush me siguri nuk e mbani mend Dua Lipa-n sesi ka qenë në fëmijërinë e saj por një foto të rrallë të saj na e tregon edhe prezantuesi shqiptar nga Kosova, Alaudin Hamiti. 'Facebook' i ka kujtuar një foto mjaft të vjetër moderatorit, plot para 8 viteve. Një foto që ai i ka shkrepur të Duas me aktorin Jude Law. Vlen të thuhet se Dua ka qenë mjaft e bukur edhe në fëmijërinë e tyre./intv.al/

41539671_264386054202792_3421327096377507840_n.jpg

36159705_200753324103173_4472433635273736192_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557