INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook e Instagram po 'çmendin' të gjithë! Ja ç'pritet të ndodhë [FOTO]

Facebook e Instagram po 'çmendin' të gjithë! Ja ç'pritet të ndodhë [FOTO]

Publikuar më: 22:37 13-03-2019

Facebook dhe Instagram, dy rrjetet sociale më të përhapura në mbarë globin, prej disa orësh po shfaqin probleme në përdorim në të gjithë botën, pothuajse. Është thuajse e pamundur të postosh apo të komentosh, gjë që ka sjellë edhe reagime kudo.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Facebook, përmes profilit zyrtar në Twitter.

“Jemi njoftuar se shumë njerëz kanë probleme në përdorimin e Facebook apo aplikacionit. Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Vendet që kanë probleme janë: disa shtete në SHBA, Amerika Latine, Britani e Madhe, Indi, Filipine, Kanada, Turqi etj.

Ndërkohë probleme ka patur edhe përdorimi i Whatsapp në vende si Paraguaj, Indi, Bangladesh, Argjentinë etj.

auto_f11552502962.png

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727