INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
EUROVISION ishte një gënjeshtër e hidhur? Eugent Bushpepa tregon të vërtetën për pjesën e këndimit [FOTO]

EUROVISION ishte një gënjeshtër e hidhur? Eugent Bushpepa tregon të vërtetën për pjesën e këndimit [FOTO]

Publikuar më: 22:56 16-05-2018

S’ka më dyshime, kur e thotë edhe Eugenti! 

Eurovision ka mbyllur siparin ditën e shtunë, ku triumfoi përfaqësuesja izraelite, Netta Barzilai me këngën “Toy”. Por para pak ditësh qarkulluan disa lajme që s’na pëlqyen aspak. Incidenti që i ndodhi këngëtares britanike SuRie ngriti dyshime se jo të gjithë përfaqësuesit e shteteve kënduan ‘live’. Teksa një reper shqiptar u ngjit në skenë dhe i rrëmbeu mikrofonin këngëtares u vu re se edhe pas këtij incidenti kënga e saj vazhdonte pa ndërprerje gjë që linte të kuptohej se nuk ishte ‘live’.

Gjithashtu komentuesit në rrjetet sociale u shprehën se në gjysmëfinale, Netta fituesja kur këndoi live, kishte bërë gabime ndërsa në natën finale këndoi me playback.

Lidhur me këtë është pyetur sot i ftuar në “Top Shoë”, Eugent Bushpepa i cili tha se këngët ishin live dhe sqaroi edhe pjesën me Surien.

“Ishin live. Kënga e Surie-t nuk u ndërpre sepse ishin backvokalistet që këndojnë”, u shpreh Eugenti.

genots.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013010501861572
    array(1) { ["section"]=> string(108) "eurovision-ishte-nje-genjeshter-e-hidhur-eugent-bushpepa-tregon-te-verteten-per-pjesen-e-kendimit-foto-58593" }