INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eurot në Durrës, përplasen Basha - Balla [VIDEO]

Eurot në Durrës, përplasen Basha - Balla [VIDEO]

Publikuar më: 18:48 25-06-2018

Lulzim Basha dhe Taulant Balla janë përplasur në distancë lidhur me kapjen e 2 makinave Toyota në Durrës, e që në bordin e tyre u zbuluan miliona euro.

Ndërsa Lulzim Basha akuzoi direkt numrin dy të socialistëve, se ka dalë garant për pastrimin e parave të drogës, Taulant Balla ka reaguar ashpër.

Lulzim Basha akuzoi direkt Taulant Ballën se doli garant për të futur në Shqipëri paratë e pista, e që pas ndërhyrjes së partnerëve ndërkombëtare ata u zbuluan.

Në një deklaratë për mediat Basha zbuloi dhe pronarët e vërtetë të parave që po transportoheshin drejt Shqipërisë nëpërmjet dy makinave të tipit Toyota.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Taulant Ballës, nëpërmjet rrjetit social facebook.

“O Babale! Mjere kush te beson ty akoma dhe taksirati yne qe kemi perballe nje opozite qe e ktheve ne teater babalesh! Je kaq i mbaruar o Babale sa tani nuk ke me kellqe as te shtrengosh llastikun e brekusheve te rrenave, qe te bien perdite ne sy te miletit dhe ti hic s’do me dit, po vazhdon si budallai i fshatit... “ shkruan Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977