INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eugent Bushpepa elektrizon EUROVISION-in, komentatori grek “çmendet” pas tij, prezantuesja ka një dhuratë për të [FOTO / VIDEO]

Eugent Bushpepa elektrizon EUROVISION-in, komentatori grek “çmendet” pas tij, prezantuesja ka një dhuratë për të [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 22:14 08-05-2018

Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Eurovizion në Lisbonë me këngën e tij “Mall”. Përfaqësuesi i Shqipërisë në festivalin europian që ka garuar i treti në radhë, dhuroi një ionterpretim magjepsës. Në skenë Bushpepa ishte shoqëruar edhe nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli, si dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani.

Prezantuesja e Eurovision 2018, Filomena Cautela i është drejtuar ekipit të Shqipërisë për ti përgëzuar për performancën dhe për të bërë një bisedë të shkurtër.

Ajo foli me këngëtarin e grupit, Eugent Bushpepën që para pak minutash performoi “Mall” duke i thënë se ka shumë tatuazhe të bukura dhe duke i bërë një kërkesë publike.

Filomena Cautela: Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim.

Eugent Bushpepa: Do ta mbaj në zemër.

MENA.jpg

Ndërkohe komentatori grek i ERT e quan zerin më të mirë mashkullor të festivalit

Kujtojmë që votimi do të bëhet për 15 minuta në përfundim të të gjitha performancave, ku Shqipëria mban kodin #03.

Article Logic
Execution time: 0.0029239654541016