INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eugent Bushpepa do bëjë që e gjithë Europa të dëgjojë “SHQIP” sonte, por ku janë VIP-at shqiptarë “të milionave”? [FOTO]

Eugent Bushpepa do bëjë që e gjithë Europa të dëgjojë “SHQIP” sonte, por ku janë VIP-at shqiptarë “të milionave”? [FOTO]

Publikuar më: 19:06 08-05-2018

Ditën e sotme do të nisë nata e parë e festivalit europian “Eurovizion”, që do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në gjysmë finalen e parë të festivalit do të konkurrojnë 19 shtete.

Mes tyre, Shqipëria do të përfaqësohet e treta nga këngëtari shumë i dashur për publikun, Eugent Bushpepa. Ai do të këndojë këngën “Mall”, me të cilën fitoi ‘Festivalin e 56 në ‘RTSH’.

Për të gjithë shqiptarët që ndodhen në vendet që janë sonte në konkurrim, mund të votojnë sipas tabelës për këngëtarin shqiptar, në kodin 03. Ndërkohë në rrjetet sociale kanë nisur urimet dhe mbështetja e kolegëve të Bushpepës, mirëpo kjo mbështetje nuk ka ardhur aq e ngrohtë sa duhet. Kjo për faktin se vetëm këngëtarët që kanë qenë pjesë e këtij festivali në vite të ndryshme si Aurela Gaçe, Eneda Tarifa, Olta Boka e kanë uruar, mes tyre dhe Soni Malaj, ndoshta edhe ndonjë tjetër që nuk na e ka zënë syri.

collagege.jpg

Por diçka po na mundon shumë! Do thoni ju çfarë? E mendoni sa mirë do ishte që VIP-at shqiptarë “të milionave” si Blerim Destani, Noizy, Enca, Ledri, Elvana Gjata, Era Istrefi e shumë të tjerë që numërojnë shumë shumë ndjekës dhe mbushin koncertet e skenat plot, të tregonin mbështetje për Eugentin?

Ua themi ne që do ishte shumë super, sepse ata vetë janë shprehur që kanë shumë fansa në diasporë. E sigurisht që një postim i tyre do i ngacmonte fansat dhe votat për Eugentin do të ishin më të shumta në numër.

Shpresojmë që ata ta lexojnë këtë postim dhe të tregojnë mbështetjen e tyre për Eugentin, sepse e themi me plot gojën që e meriton! /intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0035300254821777