INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është shtatzënë apo po na bën lëmsh? Marina Vjollca se mbulon më barkun, këto FOTO flasin shumë!

Është shtatzënë apo po na bën lëmsh? Marina Vjollca se mbulon më barkun, këto FOTO flasin shumë!

Publikuar më: 08:21 10-07-2019

Pas dasmës së bujshme të çiftit më të komentuar në media, është përfolur shpeshherë se ata do bëhen prindër për herë të parë. E njëjta histori ndodhi dhe me foton që çifti i njohur i showbizit publikoi ditë më parë.

Në vitin 2017, çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kurorëzuan me martese dashurinë e tyre, me një dasmë madhështore. Dhe fill pas dasmës, për Marinën u përfol në media sikur ishte shtatzënë, por ky lajm nuk rezultoi i vërtetë.

Prej disa ditësh është përfolur sërish se Marina dhe Geti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe shkak u bë një foto ku çifti shfaqeshin me duart tek barku Marinës. Më pas dyshimet u shtuan kur Marina në çdo foto që postonte nga pushimet mbulonte barkun, herë me duar e herë me kapele.

Mirëpo moderatorja tashmë është kthyer nga pushimet dhe në një farë mënyrë ka tentuar të mohojë lajmet për shtatzëni pasi ka publikuar disa foto të reja në të cilat ka ekspozuar barkun e saj të sheshtë.

Menjëherë vëmendja e ndjekësve është përqëndruar te muskujt e saj, duke hedhur poshtë lajmin se është shtatzënë.

rweijg.png

 

Mirëpo ka edhe nga ata që thonë se është shtatzënë edhe pse e ka treguar barkun.

 illi.png

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379