INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është sezoni i gështenjave, por me siguri nuk e dinit këtë truk! Ja se si t’i bëni më të shijshme [FOTO]

Është sezoni i gështenjave, por me siguri nuk e dinit këtë truk! Ja se si t’i bëni më të shijshme [FOTO]

Publikuar më: 20:46 07-11-2018

Eshtë akoma vjeshtë dhe është fiks sezoni i gështenjave! Mishi i tyre i ëmbël, me energji dhe kalori ka nevojë të gatuhet mirë që të shijohet mirë. Dhe pse ndoshta duket e pabesueshme kripa është përbërësi kryesor që gështenjat të piqen më mirë.

Por pse t’i pjekim në kripë? Sepse kripa i mbron ato nga djegia dhe i mban të njoma.

Përgatitja e tyre bëhet kaq thjeshtë me këto hapa:

-Si fillim nëse kemi 500 gr gështenja na duhet 1 kg kripë deti e trashë dhe pak gjalpë i kripur për servirje.

– Pastaj ngrohim furrën në 175 ° C dhe shtojmë kripën në tavë.

-Pas kësaj çdo gështenjë e presim thellë me thikë në mes pa dëmtuar mishin e tyre.

-Gështenjat e prera i vendosim mbi kripë dhe i futim në furrë për 30 minuta.

-Shërbehen të ngrohta!

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833