INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është personi i tretë më i ndjekur në botë, këngëtarja shan instagramin [FOTO]

Është personi i tretë më i ndjekur në botë, këngëtarja shan instagramin [FOTO]

Publikuar më: 11:01 16-05-2019

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren tuaj të preferuar e cila është Selena Gomez. Ajo ka mbi 150 milionë ndjekës në instagram, por ajo ka dhënë një deklaratë për shtyp në Kanë, ku u shpreh se ndihet e frikësuar kur sheh ekspozimin e femrave dhe meshkujve të rinj në këto platforma.
Këngëtarja është shprehur: “Mendoj se bota jonë po kalon nëpër shumë gjëra. Po për gjeneratën time, mediat sociale specifikisht kanë qenë të tmerrshme”.
Kur u pyet se çfarë do të mund të bënte ajo për të përmirësuar këtë çështjen e platformës ajo është shprehur se në këtë pikë është e pamundur ti bëjmë këto platforma të sigurta.
Ajo është shprehur se është shumë e kujdesshme kur poston në llogaritë e saj në rrjetet sociale për arsye sepse nuk dëshiron që të shkaktojë presion të panevojshëm tek fansat e saj.
“I shoh këto vajza të reja, i takoj dhe ato janë të shkatërruara nga ngacmimet dhe nga fakti që nuk mund të flasin,” tha Selena.
Ajo këshillon njerëzit të marrin pushim nga përdorimi i mediave sociale: “Nganjëherë është e mrekullueshme të jemi në këto platforma, por them se duhet të tregohemi të kujdesshëm më kohën që kalojmë aty”.

selenaaaaaaaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445