INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është penduar që fëmijën e ka me Travis Scott? Kylie Jenner merr këtë vendim të rëndësishëm, zbulojeni!  [FOTO]

Është penduar që fëmijën e ka me Travis Scott? Kylie Jenner merr këtë vendim të rëndësishëm, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 19:50 31-01-2018

Vetëm një muaj pas ndarjes nga Tyga, Kylie Jenner nisi të frekuentohej me Travis Scott me të cilin pret të bëhet mama për herë të parë. Por ende pa sjellë në jetë fëmijën, e vogla e familjes Jenner është bërë pishman për babain e fëmijës sepse do të donte ta kishte me ish- in. Të paktën kështu u shpreh një burim i afërt me familjen për “Hollywoodlife.com”.

Sigurisht që ajo ka një jetë shumë të ngarkuar, por kjo nuk do të thotë që do të punësojë një dado për fëmijën që pritet të sjellë në jetë. Sipas “People”, ylli i Kardashianëve, është duke planifikuar të mbështetet vetëm tek nëna dhe motrat e saj pas ardhjes në jetë të fëmijës.

Kylie Jenner, nuk pranon ta rrisë fëmijën e saj me dado pasi e ka të vështirë të besojë në njerëzit të cilët nuk i njeh. Duket se këtë vendim e ka mbështetur edhe i dashuri i saj, Travis Scott.

rockets.png

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125