INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është nxehur keq situata! FERO i bën sërish ''DISS'' Noizyt me këtë postim për ''TOTO'', fansat e reperit ''e masakrojnë'': O ty ti…[FOTO]

Është nxehur keq situata! FERO i bën sërish ''DISS'' Noizyt me këtë postim për ''TOTO'', fansat e reperit ''e masakrojnë'': O ty ti…[FOTO]

Publikuar më: 19:42 15-06-2018

Deri ku do të shkojë kjo “luftë” mes Feros dhe Noizyt? 

Noizy është një nga reperat më të mirë shqiptarë, por edhe Fero kohët e fundit është shumë “IN” dhe ka treguar që ka potencial për të qenë në maja.

Mirëpo mesa duket gjërat s’janë mirë mes tyre. Së fundmi është publikuar kënga “La Familia” e reperit S4MM në bashkëpunim me Noizyn, i cili në mes të rreshtave të këngën duket që i këndon kundërshtarëve, pasi thotë që “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në këngën e tij të re, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven” .

E si të mos mjaftonin këto tekste, Fero ka postuar disa video në InstaStory që lidhen me këngën e dyshes S4MM dhe Noizy si dhe i ka sharë në një koncert live në Gjilan, madje ata I kanë lëshuar sërish “kunja” njëri-tjetrit me disa pastime në instastory ku Noizy tha që i tij bën më shumë lekë se reperat e tjerë.

Dhe më pas Fero ka postuar një foto në instastory ku shkruan një pjesë të tekstit të tij nga kënga Veni 1, ku shkruan: “Lshoje temin se shumë e ke kap”.

Por nuk ka përfunduar me kaq, pasi Fero ka publikuar një foto në Instagram ku shkruan se ka provuar 2 herë ta dëgjojë, por veshi nuk e përballon.

 

Kom provu 2 her met ngu ? sma then ?‍♂️??‍♂️ @zzapnchriss

A post shared by FERO / ALLES BABA (@ferofera) on

 

E në këtë postim nuk kanë munguar komentet e fansave të Noizyt, të cilët kanë shpërthyer në komente ofenduese ndaj Feros.

FERO.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031030178070068