INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ervin Bulku tregon momentin më të bukur të karrierës: Moment historik edhe për shqiptarët[VIDEO]

Ervin Bulku tregon momentin më të bukur të karrierës: Moment historik edhe për shqiptarët[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 24-01-2019

Padyshim Ervin Bulku ka tashmë një karrierë të gjatë dhe plot eksperiencë jo vetëm me kombëtaren po edhe me klube të ndryshme. Bulku filloi karrierën e tij në rini te skuadrat e moshave te Tiranes ku pati mundesinë të tregonte talentin e tij para trajnerit të atëhershëm,lojtarëve titullarë të asaj kohe dhe para te gjithe shqiptareve. Në intervistën për emisionin Adrenalinë në IN Tv, ish Bulku tregoi se cila është eksperienca e tij më e bukur gjatë karrierës.

"Ka shumë momente të bukura por besoj momenti më kulminant ka qenë ai kur kemi shkuar me ekipin kombëtar në Francë për Kampionatin Europian, ky besoj se është kulmi për cdo futbollist shqiptar dhe për të gjithë shqiptaret"- tha ish mesfushori kombëtares për IN Tv.

Ervin Bulku ka luajtur edhe për kombëtaren shqiptare ku është aktivizuar ne 55 ndeshje dhe ka arritur të shenoje një herë.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559