INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali tregon emrin e vajzës dhe momentin më të vështirë të jetës: Hapa derën, më doli para Joeli dhe aty më kapi një e qarë... [FOTO]

Ermali tregon emrin e vajzës dhe momentin më të vështirë të jetës: Hapa derën, më doli para Joeli dhe aty më kapi një e qarë... [FOTO]

Publikuar më: 23:15 19-03-2018

Ermal Mamaqi është padiskutim një ndër moderatoret më të dashur shqiptarë. Ai shpesh herë bën publikun për të qeshur por këtë herë na ka përlotur me rrefimin e tij prekës.

Ermali pësoi një aksident të tmerrshëm që më shumë se një vit më parë në Ferizaj ishte një moment, nga i shpëtoi mrekullisht. Duke shkuar në një koncert, Ermali u gjend me makinën e tij 30 metër në ‘fluturim’, por shpëtoi për mrekulli. Lajmin, në atë kohë ai e ndau edhe në rrjet, por sot, nga “Në kurthin e Piter Panit”, pasi u përball me pyetjen cila është frika më e madhe që ka jetuar, iu kthye atij kujtimi. Pasi tha se frika më e madhe që ka provuar është mosduartrokitja e publikut, Ermali kujtoi edhe atë kohë kur, më shumë se për veten, u frikësua për të birin.

Joeli, në atë kohë ishte tre vjeç. Pas aksidentit, nga i cili makina e Ermalit u nda në dy pjesë, Ermali u kthye në shtëpi: “Hapa derën, më doli para Joeli dhe aty më kapi një e qarë... aq sa Joeli tha “babi po qan?” – tha Ermali duke shtuar se sa e tmerrshme mund të ishte nëse do të ndodhte diçka më e keqe.

Ai ishte një prej momenteve më të vështira në jetën e tij, pas të cilit, Ermali u jep një mesazh të gjithëve: “Aty te kilometrazhi i makinës mbani foton e fëmijëve tuaj dhe do ta shikoni që kujdesi do të jetë më i madh”, – tha ai.

Ndërkohë tregoi për herë të parë edhe emrin e vajzës.

“Po e them këtu për herë të parë, se nuk e kam thënë më parë. Është Sia.... “ – tha Ermali dhe këtë zgjedhje e kanë bërë nisur nga kuptimi: “Sia do të thotë fitore, është një emër biblik, ndaj edhe ne kemi bërë këtë zgjedhje...”, u shpreh moderatori.

fgh.png

-640-0-5ab016b472f58.png

Burimi: revistaclass.al

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377