INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermali dhe Erion Veliaj flasin për Noizyn, reperi ka dy fjalë për t’u thënë [VIDEO]

Ermali dhe Erion Veliaj flasin për Noizyn, reperi ka dy fjalë për t’u thënë [VIDEO]

Publikuar më: 18:27 24-12-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e shkuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku përpos disa shakave e projekteve për bashkinë, ai dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi folën pak për Noizyn, me të cilin kanë një marrëdhënie shumë të mirë.
Veliaj përmendi faktin që Noizy ndihmon shumë komunitetin dhe ia ka arritur të bëhet i suksesshëm me shumë punë sepse ai nuk ka lindur nga një familje e pasur, por një familje e thjeshtë, ashtu siç është ai vetë, pavarësisht klipeve me makina luksoze. Edhe Ermali i ka mbështetur këto fjalë të kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që Noizy nuk mund të mos i falenderonte.
Ai ka postuar një video në Instagram ku shihet duke folur Veliaj dhe Mamaqi dhe shkruan:

“Erion Veliaj kjo nuk eshte arsyja pse une kam shume rrespekt per ty, sepse ne fund te fundit nuk ke shtuar dicka qe nuk e dime, por une deri sot, ende nuk kam pare nje kryetar bashkie e sidomos te Tiranes te jete kaq I thjeshte dhe kaq i dashur, puntor qe zgjohet cdo dite ne Oren 6 per ne pune, nje kryetar bashkie qe nuk jep urdhera nga Zyra por shkon ne baze per te ndjekur nese punet Po shkojne ashtu siç duhet, bravo Erion kemi nevoj per njerez si ti my friend.”.

Ndërkohë që Ermalit i thotë “o manjak”.

Article Logic
Execution time: 0.0030839443206787