INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta publikon videoklipin e këngës ''Nuk ka më asgjë'', mos e humbisni [VIDEO]

Ermal Meta publikon videoklipin e këngës ''Nuk ka më asgjë'', mos e humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 20:34 02-02-2018

Kantautori shqiptar Ermal Meta, tashmë për të tretën herë radhazi do të jetë pjesë e skenës së Sanremo 2018, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe videoklipin e këngës që do të prezantohet në festivalin më të madh të muzikës italiane.

Në skenën e teatrit Ariston do të jetë me një këngëtar të madh të muzikës italiane. Kantautori vetë në rrjetet sociale ka shkruar: “Fillon një udhëtim i ri, do të jetë shumë i bukur”. Kënga që do të prezaantojë në Sanremo do të jetë një duet me Fabrizio Moro.

“Shpeshherë, shton Ermal Meta – duhet të përballojmë gjërat që kemi më shumë frikë për ti mundur ose t'i lëmë pas krahëve. Kjo këngë do të jetë një lloj ftese për të lënë të ikë cdo lloj frike, sepse koha absorbon gjithcka. Gjeja më e rëndësishme është të mos ndalësh dëshirën e vërtetë për të jetuar, sepse, pavarësisht të gjithave, ky planet është vërtet i bukur”.

Ermal Meta në vitin 2015 u prezantua në Sanremo në seksionin e të rinjve me këngën “Odio le favoel” (Urrej përrallat) ku u klasifikua në vend të tretë, ndërsa më vitin 2016 garoi në kategorinë big me këngën “Vietato di morire” (E ndaluar të vdesësh) duke fituar çmimin e kritikës “Mia Martini”.

auto_02ermal11517569141.png

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543