INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Meta pas triumfit në Sanremo: “Jam krenar që jam shqiptar, rrënjët nuk fshihen”

Ermal Meta pas triumfit në Sanremo: “Jam krenar që jam shqiptar, rrënjët nuk fshihen”

Publikuar më: 13:09 13-02-2018

Djaloshi nga qyteti i Fierit, Ermal Meta e nderoi padyshim flamurin shqiptar në një kompeticion të niveleve të larta siç është Sanremo.

Ditën e sotme Ermali është prononcuar në një intervistë telefonike në “Wake Up” duke shprehur emocionet për këtë sukses të madh.

Ermali u shpreh se nuk e priste që ta fitonte Sanremon edhe pse kënga “Non mi avete fatto niente” kishte një mesazh shumë të fortë.

“ Fabrizio Moro më ka kontaktuar në qershor dhe unë e kam pëlqyer gjithmonë si artist. Pas atentatit që ndodhi në koncertin e Ariana Grande-s fansta kishin frikë të vinin në koncertet tona. Kjo ishte arsyeja që ne vendosëm të prezantoheshim me këtë këngë”, është shprehur këngëtari përsa i përket bashkëpunimit me Fabrizio Moron.

Meta ka folur gjithashtu edhe për zhurmën e madhe që u bë në lidhje me këngën pas pezullimit të saj duke shpjeguar se : “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë, kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Përveç talentit me të cilin nderoi gjithë shqiptarinë, Ermali e ka mbyllur intervistën duke thënë se ndihet krenar që është shqiptar dhe rrënjët nuk fshihen. “Unë jam shqiptar dhe kjo është një gjë që nuk dua ta fsheh, dhe nuk mund të fshihet sepse nuk fshihen rrënjë. Unë jam shumë krenar” ka përfunduar rrëfimin e tij Ermal Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0032761096954346