INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi rikthehet në Top Channel? Dritan Shakohoxha zbulon të vërtetën...[FOTO]

Ermal Mamaqi rikthehet në Top Channel? Dritan Shakohoxha zbulon të vërtetën...[FOTO]

Publikuar më: 18:26 21-12-2017

Shpesh herë Ermali ka shpërndarë në rrjetet sociale komente dhe “debate’’ për audiencën mes tij dhe Luana Vjollcës, emisionet e të cilëve transmetohen në të njëjtën kohë. Por mesa duhet kjo nuk ka ndikuar aspak në raportet miqësore të Ermalit me televizionin rival. Ai ka qenë i ftuar në festën e fundvitit të Top Medias.
Jo vetëm kaq, por një postim i Jonida Vokshit bëri që të gjithë të mendonin për një rikthim të Ermalit në Top Channel, pasi ajo shkroi se ajo dhe Ermali do të sjellin një projekt së shpejti së bashku.

25497078_10208893319604966_75989495_n.png

 

E në shumë portale, duke marrë shkas nga kjo foto e tyre, u shpërnda lajmi se Ermali mund të rikthehet në Top Channel. Por komentatori i njohur Dritan Shakohoxha, ka thënë shumë me një video të postuar në Instagram nga festa e TV Klan, ku shkruan: “Ermal Mamaqi feston me çdo Tv”. Që nënkupton se fakti që Ermali ishte në festën e Top Channel, nuk do të thotë që rikthehet aty.

shako.jpg

Pra, ajo foto për projektin e ri mes Ermalit dhe Jonidës me siguri është diçka në lidhje me aktrimin.

Article Logic
Execution time: 0.0030899047851562