INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erkand Qerimaj flet për mospjesmarrjen në lojrat Mesdhetare: Nuk jemi në komunizëm për …

Erkand Qerimaj flet për mospjesmarrjen në lojrat Mesdhetare: Nuk jemi në komunizëm për …

Publikuar më: 11:37 07-06-2018

Erkand Qerimaj ka folur për karrierën e tij në peshëngritje duke treguar momentet e tij më të mira. Në një intervistë për emisionin “Adrenalinë” në IN TV, Qerimaj tha se karrierën e tij e nisi në Shkodër por më pas u transferua në Tiranë pasi u shpall kampion Europe për të rinj. Peshëngritësi shkodran shprehet se në karrierë ka pasur edhe moment të vështira por ajo që duhet të bësh është ta ngrihesh përsëri aty ku duhet të jesh.

I pyetur se si janë kushtet në të cilat stërvitën peshëngritësit, Erkandi thotë që në fillimet e karrieërës është stërvitur në kushtë shumë të vështira ndërsa sot ka një vend shumë të mirë për tu stërvitur dhe ai e cilëson si një model në Europë.

29 vjeccari ka shpjeguar edhe dënimin e peshëngritësve shqiptar për të mos marrë pjesë në lojrat Mesdhetare

“Nuk e pritëm mirë sepse derisa të lejon federate botërore e peshëngritjes dje komuniteti olimpik ndërkombëtar, derisa nuk ke asnjë pengesë nga ata nuk me duket me logjikë të kesh pengesë nga komuniteti olimpik shqiptar, pasi edhe tagri për këtë lloj dënimesh nuk është se e ka komuniteti olimpik shqiptar. Atë dënim mund ta marrin komuniteti ndërkombëtar i antidopingut dhe në momentin që mer një dënim, nuk ka dënime kolektive si në komunizëm” –tha Qerimaj për IN TV.

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0031387805938721