INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erion Braçe: Investimi i Palasë nuk është investim strategjik [VIDEO]

Erion Braçe: Investimi i Palasë nuk është investim strategjik [VIDEO]

Publikuar më: 19:37 15-11-2017

Projekti “Greeen Coast” i Balfin Grup është konsideruar si një ndër investimet më strategjikë të bëra në  bregdetin e jugut të Shqipërisë, mesa duket Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe nuk është aspak dakord.

Pas një video të shfaqur në Kolaudim, nga Zëri i Amerikës, ku në qendër të kësaj videoje shfaqej projekti “Green Coast” i Balfin Grup, Deputeti i Ps-së njëkohësisht edhe Kryetar i Komisionit Parlamentarë të Ekonomisë, u shpreh se ky investim nuk është aspak strategjik.

“Për shijet e mija ajo që unë kam parë në Palasë nuk vlen, nuk më duket ndonjë investim strategjik. Ky që sapo pashë në ekran, unë besoj që ai është një investim i cili nuk duhet replikuar në bregun e jugut të Shqipërisë”, është shprehur zoti Braçe.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0032389163970947