INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan sfidon botën/ Njihuni me armën që i blen Putin

Erdogan sfidon botën/ Njihuni me armën që i blen Putin

Publikuar më: 15:22 29-06-2019

Megjithë kërcënimet e SHBA-së, Turqia blen sisteme moderne të mbrojtjes ajrore nga Rusia. Çfarë e bën këtë armë kaq të veçantë, që Ankaraja nuk përfill partnerët e NATO-s?

Ka shumë shenja se Turqia shkruan DW do të jetë anëtari i parë dhe i vetëm i NATO-s, që do të marrë sistemin modern rus të mbrojtjes ajrore, S-400. Apelet e qeverisë amerikane për të anuluar marrëveshjen prej 2.5 miliardë dollarësh me Rusinë duket se ishin të padobishme. Shqetësimi i Uashingtonit është: Moska do të spiunonte NATO-n përmes sistemeve të saj të armatimit. Në rradhë të parë kjo vlen të thuhet për avionët luftarakë amerikanë F-35 shitjen e të cilëve SHBA kërcënon ta ndalojë në Turqi.

S-400 “Triumph” (Nato-Codename SA-21 Growler) është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Ky është modeli më i fuqishëm deri tani i një serie, që u zhvillua në Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore dhe u modernizua më vonë në Rusi. Numri 400 tregon rrezen maksimale të veprimit në kilometra.

S-400 përbëhet nga automjete të ndryshme, një qendër komandimi, stacione të lëvizshme radarësh dhe raketahedhës. Prodhuesi është ndërmarrja shtetërore e mbrojtjes “Almaz-Antey”, e cila për shkak të veprimeve të Rusisë kundër Ukrainës ndodhet në listat e sanksioneve, si në BE dhe në SHBA. S-400 është zhvilluar për të nisur avionë, raketa balistike taktike dhe drone në lartësi deri në 27 kilometra. Mediat ruse pretendojnë se ai është më i mirë se sa konkurrenca nga SHBA apo Franca.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764