INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdogan i kundërpërgjigjet Trump: Propozimi për Jeruzalemin

Erdogan i kundërpërgjigjet Trump: Propozimi për Jeruzalemin

Publikuar më: 17:10 13-12-2017

‘Duhet të njohim shtetin e Palestinës me kufinjtë e vitit 1967, duke u cliruar nga ideja se është një pengesë për arritjen e paqes. Po ashtu duhet të njohim Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës. Izraeli është një shtet terrorist, ushtarët e saj terroristë vrasin fëmijët dhe vendimi i marrë frymëzon aktet terroriste’

Ishte ky apeli që presidenti i Turqisë Erdogan dha gjatë samitit të jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, i cili po i zhvillon punimet në Stamboll.

Gjatë fjalës së tij Erdogan shtoi se të paktën 196 shtete anëtarë të OKB janë kundër vendimit të Trump për të njohur Jerzualemin kryeqytet të Izraelit.

Duke nënvizuar se Jeruzaleme mbetet linje e kuqe presidenti turk falenderoi të gjitha shtetet që e konsideruan të paligjshëm vendimin e SHBA.

Në të njëjtën linjë me të ishte dhe presidenti Iranian Hasan Rohani i cili u shpreh se Irani është gati të bashkëpunojë me të gjitha shtetet islamike duke lëshuar thirrje që të mbrohen nga regjimi izraelit.

Organizata e bashkëpunimit islamik është mbedhur pikërisht në Stamboll’ për të vendosur se cila do të jetë përgjigjia e koordinuar, përgjigje e cila do ti drejtohet presdentit Trump. Njohja e Jeruzalemit kryeqytet shkaktoi shumë trazira në rajon si dhe është kritikuar nga shumë prej liderëve ndërkombëtarë që e konsiderojnë si një minim të paqes.

Statusi i Jerusalemit është në qendër të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053