INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi Shën Valentini dhe ju jeni “single”? Mos u mërzisni, ne ju japim 6 zgjidhje si ta kaloni ditën VETËM dhe TË LUMTUR

Erdhi Shën Valentini dhe ju jeni “single”? Mos u mërzisni, ne ju japim 6 zgjidhje si ta kaloni ditën VETËM dhe TË LUMTUR

Publikuar më: 00:29 13-02-2018

Shën Valentini erdhi, por jo të gjithë ne e festojmë.

Disa e festojnë çdo ditë, të tjerë mezi e presin 14 shkurtin meqe tashmë është kthyer në traditë, ndërkohë që të tjerë janë “forever alone”. Pikërisht për këta të fundit intv.al jus jell mënyrat se si ta kalojnë këtë festë në mënyrën më të mirë të mundshme, por vetëm, pa një partner.

1- Niseni ditën me një meditim të paqtë
Të nisni ditën me frymëmarrje të thellë dhe në qendër të gjithçkaje të jetë vetja juaj, do e bëjë ditën e Shën Valentinit më të bukur. Mbyllni sytë, vendosni duart në qendër të zemrë dhe merrni frymë oër disa minuta sepse kështu do relaksoni mendjen dhe trupin

2- Përmirësoni rutinën e ditës tuaj
Për shumë prej nesh Shën Valentini është një ditë normale pune ose shkolle, por kjo nuk do të thotë që s’duhet të përmirësojmë ditën tonë. Çfarë duhet të bëni? Dilni për darkë, porositni pizza, ose gatuani ndonjë gjë në shtëpi, me qirinj, muzikë të bukur dhe ndoshta një gotë verë.

3- Blijini vetes një buqetë me lule
Nëse s’keni dikë që ju dhuron lule atëherë duhet ta bëni vetë këtë. Blijini vetës një buqetë me lule të bukura, vendosini në një vazo dhe merrini erë sa herë të mundeni.

4- Mbajeni veten me të mira
Zgjidhja më e mirë është të shkoni në SPA, të trajtoni fytyrë, të bëni masazh apo edhe të bëni thonjtë. Thjesht relaksohuni!

5- Thuajuni “Të Dua” njerëzve që doni me të vërtetë
Edhe pse Shën Valentini nënkupton që jeni në një marrëdhënie me dikë, kjo nuk ju ndalon t’ju thoni “Të Dua” njerëzve që doni më shumë, miqve dhe familjarëve. Shpërndani dashuri!

6- Bëni atë që preferoni më shumë të bëni
Bëni një listë të gjërave që ju pëlqejnë më shumë dhe mos hezitoni t’i bëni. Nëse e keni ndarë mendjen të shkoni në kinema, të luani futboll, të dilni në klub nate, të lexoni libër apo të shkoni në museum, ju lutem sigurohuni që e keni telefonin e fikur. Oseee mbajeni ndezur sa për të bërë foto. a

Article Logic
Execution time: 0.0039589405059814