INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi momenti! Kim Kardashian pritet të bëhet nënë për herë të katërt!

Erdhi momenti! Kim Kardashian pritet të bëhet nënë për herë të katërt!

Publikuar më: 12:02 10-05-2019

Kim Kardashian është një ndër femrat më të suksesshme në botë dhe siç duket është gati të zgjerojë familjen e saj pasi pritet të bëhet sërish nënë, nëpërmjet një nëne surrogate.
Kim ka tre fëmijë North, Saint dhe Çikago, ndërkohë që në janar të këtij viti ajo tha se dëshironte t'i vendoste një emër armen djalit që do vijë në jetë, por nuk e ka vendosur akoma këtë.
Kourtney Kardashian ka dhënë një deklaratë në emisionin “The Ellen Show”, ku u shpreh se motra e saj Kim nuk mund të ishte prezente në studio për arsye se nënës zëvendësuese të foshnjës së saj i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.
Sipas CNN, Kim Kardashian dhe Kanye west, janë gjendur në spital afër gruas zëvendësuese për shkak të dhimbjeve që ajo ka pasur në orët e vona të së enjtes dhe pritet që ajo të sjellë në jetë fëmijën e katërt të çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283