INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erdhi koha të zbuloni gënjeshtrat që ju kanë thënë për dashurinë

Erdhi koha të zbuloni gënjeshtrat që ju kanë thënë për dashurinë

Publikuar më: 15:43 20-01-2017

Ekspertët, sipas intv.al  kanë bërë një listë të gjërave që nuk ekzistojnë në dashuri, sepse ka ardhur koha që të gjithë të  mos fantazojnë gjëra që nuk para ndodhin në jetën reale.

1. Dikush mund të bjerë çmendurisht në dashuri  me ju me shikim të parë

Këto gjëra i keni dëgjuar edhe në përralla, prandaj mos krijoni shpresa të kota. Dikush mund të krijojë simpati ndaj jush, por të dashurohet është e vështirë.

2. Ju shpreh dashurinë  në një vend  të veçantë

Nuk ka rëndësi vendi , ku ju shpreh dashurinë, por mënyra si do ju bëjë të ndiheni.  Sipas intv.al, harrojini vendet surprizë, por vlerësoni  ndjenjat.

3. Të gjithë  presin përgjigjen tuaj

Ndodh që dy persona kanë dashuri për ju, por ju nuk vendosni. Nuk është e vërtet që personi që ju keni nënvlerësuar dhe e di që ju keni dikë tjetër, t’iu kërkojë sërish. Mos e mbivlerësoni veten tuaj, por qëndroni me këmbë në tokë.

4. Nuk ka rëndësi nëse nuk keni gjëra të përbashkëta

Nuk ndodh  që dy persona të mos kenë  asgjë të përbashkët  dhe të bien në dashuri me njëri-tjetrin. Duhet patjetër t’i  lidhë diçka e përbashkët, që të krijojnë historinë e tyre të dashurisë.

5. Do përfundoni me dashurinë e parë

I famshmi Honore de Balzac ka thënë: “Njerëzit që dashurojnë vetëm njëhërë janë shpirtvegjël”.

 

Burimi: MSN

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939