INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Erald Kapri: Enver Hoxha ka pasur lidhje me gjermanët [VIDEO]

Erald Kapri: Enver Hoxha ka pasur lidhje me gjermanët [VIDEO]

Publikuar më: 20:44 29-11-2017

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Erald Kapri na ka prezantuar me librin e tij më të ri “Sekretet e Luftës”. Në këtë libër tregohen shume detaje që ne nuk i dinim më parë, njëri prej këtyre detajeve është edhe marrëdhënia që ka pasur dikur Enver Hoxha me gjermanët.
Kapri ka treguar në Kolaudim për marrëdhëniet që ka pasur diktatori me gjermanët: “Ka pasur Enver Hoxha lidhje me gjermanët? Ka pasur kontakte dhe bisedime tepër serioze. Ju keni dëgjuar për “Operacionin e Dimrit”, që u futën gjermanët dhe e shkatërruan lëvizjen e Enver Hoxhës dhe komuniste, por në shkurt dhe në mars të ’44 gjermanët i çojnë një kolonel atij, një italian në veçanti, i cili hyn në bisedime më Enver Hoxhën, i thotë atij që të kemi armë pushim mos ngacmojmë njëri-tjetrin. Kemi interesa të ndryshme po doni hajdeni qeveri në Tiranë, bëni çfarë të doni”, ka thënë Erald Kapri.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723