INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi premton të papritura! Nuk jeni gati për ato që do të sjellë në 2019-ën

Era Istrefi premton të papritura! Nuk jeni gati për ato që do të sjellë në 2019-ën

Publikuar më: 23:36 25-09-2018

Era Istrefi po punon për albumin e saj të parë që pritet të vijë në vitin 2019.

Burime për “iconstyle.al” ka në konfirmuar se këngëtarja shqiptare ka ndërmend të publikojë në pak muaj albumin e parë.

Pas suksesit të saj global, Istrefi nënshkroi një kontratë me “Sony Music” dhe “Ultra Music”, dhe tani është duke punuar për një album debutues me “RCA Records”, shtëpia diskografike amerikane pjesë e “Sony Music”.

Sipas burimit, Era ka thënë se kjo shtëpi diskografike do ta ndihmojë për albumin e parë i cili pritet të dalë vitin e ardhshëm.

Me sa duket nuk do të ketë asnjë ditë pushim për Era Istrefin, e cila vetëm gjatë verës ka publkuar dy hite të njëpasnjëshme, “Oh God” dhe “Prisoner” dhe sigurisht super bashkëpunimin me Nicky Jam dhe Will Smith, për Kupën e Botës, “Live It Up”.

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438