INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi po ‘çmend’ tifozët e Botërorit 2018: Filluan krahasimet me Rihanna-n! Shihni postimet e shumta në rrjet [FOTO/VIDEO]

Era Istrefi po ‘çmend’ tifozët e Botërorit 2018: Filluan krahasimet me Rihanna-n! Shihni postimet e shumta në rrjet [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 17:55 26-05-2018

Kjo javë ka qenë ndër me te suksesshmet për yllin shqiptar, Era Istrefi. Ajo ‘shpërtheu’ në tregun ndërkombëtar me HIT-in “Bon bon” dhe tanimë për pak bën 600 milion klikime. Për herë të parë një këngë shqip ka arritur këtë shifër, ndërsa nga shqiptaret është Dua Lipa ajo që ka 1 bilion shikime.

Por të dyja vajzat po ia dalin me sukes. Së fundmi, Era saop na tregoi se fytyra e saj dhe emri u shfaqën në Times Square në New York. Madje, kënga në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam arriti të renditej e #4-ta në YouTube Trendings dhe tani ka mbi 5 milion shikime vetëm në një ditë nga publikimi.

Me siguri edhe ju e mbani mend se ishin fansat e Rihanna-s, ata që bënë të mundur që kënga të bëhej virale edhe pse në fakt më shumë ishte fati i këngëtares. Por ç’është e vërteta shumë të huaj mendonin se ishte Rihanna, ajo që këndonte në gjuhë të huaj dhe më pas u njohën me Erën si këngëtare. Kjo gjë ka ndodhur edhe me këngën “Live it up”. Më poshtë do mund të shihni disa nga statuset e shumta që bëjnë krahasimin mes dy artisteve./A.D/intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.00313401222229