INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi na bëri krenarë me performancën e zjarrtë, por ja çfarë thotë ish i dashuri i saj Faton Shoshi [FOTO]

Era Istrefi na bëri krenarë me performancën e zjarrtë, por ja çfarë thotë ish i dashuri i saj Faton Shoshi [FOTO]

Publikuar më: 18:21 15-07-2018

Këngëtarja shqiptare na bëri të gjithëve krenarë me përformancën e saj në finale të Kupës së Botës. Era Istrefi së bashku me aktorin dhe këngëtarin e famshëm Ëill Smith, si dhe këngëtarin tjetër Nicky Jam përformuan këngën e tyre “Live It Up” në stadiumin Luzhniki, në një koreografi mahnitëse.

Pas performancës së Era Istrefit në finalen e Kupës së Botës, ka folur edhe Faton Shoshi, ish-menaxheri i këngëtares shqiptare. Shoshi është shprehur krenar me paraqitjen e këngëtares 24-vjeçare në finalen e Botërorit.

Në një prononcim për Insajderin, Shoshi ka thënë se ndihet i lumtur që një ish-pjesëtare e menaxhmentit të tij ka arritur të performojë në një ngjarje kaq të madhe si Kupa e Botës.

“Ndihem i lumtur që Era ka qenë pjesë e ekipës teme. Performancë e mirë dhe ja, krenar që një kosovare ka arritur kaq shumë”, ka thënë ai.

topf.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543