INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era e fortë në Vlorë, palma bie mbi makinë [FOTO]

Era e fortë në Vlorë, palma bie mbi makinë [FOTO]

Publikuar më: 13:10 17-03-2018

Era e fortë duket se ka përfshirë shumë qytete.

Në Vlorë për shkak të erës së fortë janë shkaktuar dëmtime të shumta.

Rrëzimi i një peme palme mbi një makinë ka trembur qytetarët këtë mëngjes.

Kurora e palmës është shkëputur dhe ka rënë mbi një makinë e cila ishte parkuar në anë të rrugës ku si pasojë është dëmtuar, por pa rrezik në njerëz që mund të ishte fatale.

Stuhi dhe erëra të forta dhe të mëdha kanë shkaktuar probleme edhe në bregdetin e Vlorës.

Sipas njoftimeve zyrtare deti ka shkuar mbi 8 ballë, duke pezulluar kështu të gjitha lundrimet në Vlorë.

Si pasojë e këtij moti të keq, mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm si pasojë e detit me dallgë.

6.jpg

5.PNG

4.PNG

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035021305084229