INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Epo kështu festohet! Me miqtë e ngushtë të djalit të saj, e ëma e Ledrit ''e djeg'' në ditëlindjen e reperit [VIDEO]

Epo kështu festohet! Me miqtë e ngushtë të djalit të saj, e ëma e Ledrit ''e djeg'' në ditëlindjen e reperit [VIDEO]

Publikuar më: 21:14 10-07-2018

Ledri më i lumtur se kurrë! 

Reperi i njohur shqiptar feston ditëlindjen e tij të 32-të ditën e sotme dhe siç duket ka kaluar një nga ditëlindjet më të bukura. E kemi parë gjatë gjithë ditës të festojë falë fotove e videove në Instagramin e tij dhe të njejtën gjë po bën tani pasi ka organizuar një festë të madhe me miqtë e tij më të ngushtë dhe familjarët. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi Ledri ka vendosur të dokumentojë në Instagram pothuajse të gjithë ditëlindjen. Teksa i hodhëm një sy instastoryt të tij pamë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare në këtë festë si Ermal Fejzullahu, Lumi B, Mc Kresha, Gjiko e shumë të tjerë si dhe nuk mund të mungonte menaxheri Faton Shoshi.

Por ajo që ka tërhequr sërish vëmendjen është mami i Ledrit, Xheraldina e cila po e shijon në maksimum ditëlindjen e djalit të saj të dashur dhe është shfaqur në instastory duke kërcyer e na duhet ta pranojmë që ka lëvizje shumë të bukura.

Untitled from Elton Cara on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881