INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Enti Rregullator i Energjisë program të ri që ndihmon të varfërit[VIDEO]

Publikuar më: 11:04 08-01-2018

Enti Rregullator i Energjisë ka hartuar një progam që do dërgohet për konsultim pranë OSHEE me qëllim që të varfërit të kenë mundësi jo vetëm të paguajë më lirë energjinë, por dhe nëse e vonojnë pagesën nuk do të penalizohen. Madje ata do të përfitojnë dhe statusin e ‘klientit në nevojë’ e do të kenë pagesa të reduktuara të energjisë elektrike në raport me pjesën tjetër. 

Sipas rregullores, klientit në nevojë do t’i ofrohet një plan pagese energjie, që i përshtatet të ardhurave të tij. Po kështu, klientëve që kanë këtë status nuk mund t’ju ndërpritet energjia me argumentin e mospagesës.
Një tjetër rekomandim është se furnizuesi i energjisë nuk mund të ndërpresë dritat për mospagesë kur një klient është në programin e ‘klientit në nevojë’, dhe nuk ka paguar, përveçse kur në 12 muajt e mëparshëm, ofruesi i shërbimit, i ka ofruar dy herë një plan pagese që përshtatet me të ardhurat e klientit ose asistencë pagese, në kuadër të statusit si “klient në nevojë”. Energjia nuk mund t’i ndërpritet një klienti që, edhe pse nuk ka ende statusin e ‘klientit në nevojë’, është në mes të procedurave për ta përfituar atë.
Po kur mund të ndërpritet energjia? Ndërpritet në ato raste kur klienti në nevojë nuk bën asnjë pagesë qoftë minimale për katër muaj. Kur nuk bie dakord me një plan pagese ose ka renë dakord dhe nuk e respekton atë.

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619