INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eni Koçi e thotë troç, ''Jam e dehur në dashuri!'' E gjeni dot për kë e ka? [FOTO]

Eni Koçi e thotë troç, ''Jam e dehur në dashuri!'' E gjeni dot për kë e ka? [FOTO]

Publikuar më: 18:21 13-02-2018

Eni është një ndër vajzat më seksi të showbizit shqiptar, kohët e fundit ajo ka qenë “objekt” i thashethemeve dhe shkak për këtë ka qenë dhe është lidhja e saj me Genc Prelvukaj. Kaq ka mjaftuar që mediat online të komentojnë apo të thumbojnë dyshen, Enin në veçanti.

Edhe pse janë pyetur disa herë nëse ka diçka mes tyre, dyshja asnjëherë nuk është përgjigjur pozitivisht, pra gjithmonë kanë thënë, “Jo nuk ka diçka mes nesh”.

Por ajo që na ka bërë të gjithëve të dyshojmë për këtë lidhje janë fotot ku janë kapur “mat” me njëri-tjetrin.

Mesa duket Eni nuk mban dot më, ditën e sotme ajo ka “shpërthyer” në rrjetet sociale. Këngëtarja ka postuar një video në Instagram, ku shihet duke kënduar dhe shkruan, “E dehur në dashuri, po ju jeni?”.

Nuk mund ta themi me bindje që dyshja Eni-Genc, janë në një lidhje, por personi i parë që na shkon në mendje pas këtij dedikimi të bërë nga këngëtarja, është pikërisht Genc Prelvukaj.

Gjithsesi edhe nëse nuk është për Gencin mund të jetë për ndonjë “Genc” tjetër? Të shkoftë mbarë Eni!

81566-640-0-5a82f7a43ae37.jpg81565-640-0-5a82f7930072b.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021629333496094