INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eni Imami flet për largimin nga Kukësi: Dëshiroj të luaj tek... [VIDEO]

Eni Imami flet për largimin nga Kukësi: Dëshiroj të luaj tek... [VIDEO]

Publikuar më: 17:54 13-06-2018

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Adrenalin në In Tv, Eni Imami ka folur për karrierën e tij futbollistike duke treguar momentet e tij më të mira dhe për largimin e tij nga skuadra e Kukësit. Mbrojtësi tha se u largova nga skuadra verilindore pasi nuk e ndjente veten të rëndësishëm në ekip.

Imami rrëfen për IN Tv edhe për skuadrën që do të dëshironte të luante. “Më pëlqen Shkëndija e Tetovës, kam pasur disa kontakte, nuk e di sa mund të realizohen por unë personalisht nuk kam folur por vetëm menaxherët e mi. Atje do më pëlqente pasi është një klub serioz dhe merr pjesë rregullisht në kupat e Europës”- u shpreh Imami.

Futbollisti që i pëlqen më shumë Imamit është Zidane ndërsa si shembull ka ndjekur babai e tij qe ka qenë futbollist i Dinamos. 25 vjeçari tha se Skënderbeu është skuadra më në formë e viteve të fundit por edhe Kukësi dhe Partizani janë skuadra që kanë rivalizuar korçarët.

Mbrojtësi ka komentuar edhe rënien e Vllaznisë nga Superliga, ku shprehet se një ditë do të ndodhtë rënia e saj pasi kishte vite që zvarritej.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432